Mitrovicë- Nis gjykimi kundër Oliver Ivanoviç

Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës ka filluar sot gjykimi kundër Oliver Ivanoviç dhe katër personave tjerë. Prokurori Cezary Michalczuk ka lexuar aktakuzën kundër të pandehurve, të cilët po akuzohen për krime të luftës ndaj shqiptarëve gjatë vitit 1999-2000. Seanca ka filluar me rreth 1 orë e gjysmë vonesë, ndërsa interesimi i mediave për këtë gjykim është i madh. Po ashtu, rreth gjykatës vërehen masa të shtura të sigurisë. Oliver Ivanoviçi është politikan serb nga Mitrovica e veriu. Në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar ai ishte kandidat për kryetar të komunës së Mitrovicës Veriore, ndërsa kishte funksione të ndryshme. Ivanoviç ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës para shpalljes së pavarësisë. 

SHKARKO APP