Mjeku Gërxhaliu: Varret masive janë hapur nga serbët, u kanë hequr organet shqiptarëve të vrarë
Referuar raportit të Komisionit Ndërkombëtar për Persoonat e Zhdukur, një raport ky i hartuar nga antropologu Mark Skinner, me anë të së cilit ngrihen dyshime serioze për heqjen e organeve të viktimave të viktimave që ishin marrë peng nga forcat serbe në Kosovë.
Mjeku ligjor, në Kosovë, Arsim Gërxhaliu ka pohuar këtë raport i cili qarkullon në media duke shtuar se varret massive janë hapur nga serbët dhe organet u janë hequr shqiptarëve të vrarë.
“Janë zhvarrosur nga serbët dhe janë dërguar në varrezat e Batajnicës, atje menjëherë pas vitit ’99, ekspertët serbë i kanë hapur këto varreza vetë, pa prezencë të tjetër kujt. Në raportin e Mark Skinner thuhet se ka dëshmi për 82 persona të cilëve mund tju jenë larguar organet”, – thotë Gërxhalliu.
I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, Gërxhaliu është shprehur se që nga periudha e pas-luftës për rreth 21 vite deri tashmë ka shkuar në Serbi rreth 420 herë për mbledhjen e eshtrave të të humburve.
“Që nga pas-lufta I kam diku 420 shkuarje në Serbi, për 21 vite. Transeferimet nga Batajnica kanë qenë 22 dhe kemi transportuar diku mbi 1370 qeska që pastaj, pas punës që kemi bërë ne, kanë dalë diku te 970 persona.”