Mogherini: Kosova dhe Serbia mund të arrijnë marrëveshje deri vitin e ardhshëm

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, paralajmëroi mundësinë që Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve deri në vitin e ardhshëm.

“Mendoj se ekziston mundësi reale që presidenti (i Serbisë, Aleksandar) Vuçiq dhe (ai i Kosovës, Hashim) Thaçi të arrijnë marrëveshje për të gjitha çështjet e hapura midis Beogradit dhe Prishtinës – marrëveshje gjithëpërfshirëse, e obligueshme ligjërisht, për normalizimin e marrëdhënieve midis dy palëve, marrëveshje që është plotësisht në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe që mund të ndihmojë në stabilizimin e gjithë rajonit”, tha Mogherini në një takim me ambasadorët e BE-së në Bruksel, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Sipas saj, viti i ardhshëm është i rëndësishëm sepse është 20-vjetori i luftës në Kosovë, andaj, siç u shpreh, “është koha që përfundimisht t’i jepet fund këtij konflikti”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mogherini, para ambsadorëve të BE-së, përmendi edhe ngjarje të tjera që kanë ndodhur në rajon muajve të fundit, duke u ndalur te marrëveshja për emrin e Maqedonisë me Greqinë dhe mundësia e hapjes së negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Të gjitha këto ngjarje duhet të shfrytëzohen, tha Mogherini.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?