Mogherini sot në Kosovë

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini, do të vizitojë Kosovën, ku do të takohet me presidenten Atifete Jahjaga dhe me kryeministrin Isa Mustafa, ben te ditur KosovaPress.

Mogherini do të takohet edhe me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj dhe me kryetarin e Lëvizjes “Vetëvendosje” Visar Ymeri. Pas takimit me liderët e partive opozitare, Mogherini do takohet edhe me përfaqësuesit e Listës Serbe. Në mbrëmje Mogherini do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi.

SHKARKO APP