“Mosliberalizimi i vizave për Kosovën është racizëm”

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha të mërkurën se të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave janë përmbushur dhe se në rast se Bashkimi Evropian nuk i liberalizon vizat për kosovarët, atëherë kjo do të ishte “racizëm i skajshëm”.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Veseli tha se nuk do të ndalet së lobuari për liberalizimin e vizave dhe se në të njëjtën kohë do të jetë edhe më i zëshëm në të drejtën e qytetarëve të Kosovës për të lëvizur pa viza në Evropë.

“Shikoni krahasimin me vendet e Ballkanit Perendimor, Kosova qëndron shumë më mirë qoftë në aspektin e respektimit të shtetit ligjor apo në atë ekonomik. Nuk duhet të lejohet askush të na privojë nga e drejta që na takon. Qëndrim i imi politik është ky: kjo është racizëm, racizëm i skajshëm”, tha Veseli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këshilli i Bashkimit Evropian pritet që në dhjetor të vendosë për ose kundër liberalizimit të vizave për Kosovën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Disa shtete kanë shprehur skepticizëm nëse Kosovës duhet ti ofrohej liberalizimi i vizave.

Këtë e konfirmoi të martën gjatë vizitës në Prishtinë edhe kancelari austriak, Sebastian Kurz, vendi i të cilit mban kryesimin aktual të Bashkimit Evropian.

Ai tha se ende ekziston një skepticizëm te vendet anëtare lidhur me procesin e liberalizimit të vizave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?