Musafa e Vuçiç takohen në Bruksel
Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq, do të takohen sot në Bruksel, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
Ky është takimi i parë midis dy liderëve qysh më 25 gusht kur edhe janë arritur disa marrëveshje, përfshirë atë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Analistët, në anën tjetër, kanë parashikuar se dialogu tani do të pushojë për një kohë, për shkak të zgjedhjeve në Serbi dhe për shkak të krizës politike në Kosovë.
Kriza politike rrjedh pikërisht nga Marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Opozita ka bojkotuar dhe bllokuar punën e Kuvendit që disa muaj, duke insistuar se kjo marrëveshje çon në ndarje të Kosovës. Opozita ka mbajtur po ashtu disa protesta dhe një të tillë ka paralajmëruar për datën 17 shkurt, kur edhe bëhen tetë vjet nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.