Mustafa apo Haradinaj? Kryeministrin pritet ta caktojë Gjermania

Gazeta “Zëri” shkruan se kryeministri i ardhshëm kosovar, do të caktohet nga Gjermania.

Fillimisht, partitë opozitare, të cilat krijojnë shumicën në Kuvend, ranë dakord që kryeministër të ishte Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentar Isa Mustafa.

Por, duke qenë se opozita është tërhequr nga posti i kryeparlamentarit, tashmë ka kontradikta mes opozitës se kush do të jetë kryeministër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për këtë arsye, ata po konsultohen pikërisht me zëdhënësit e Angela Merkelit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas gazetës “Zëri”, për këtë qëllim Isa Mustafa dhe disa anëtarë të tjerë të partisë që drejtohet nga ai, LDK, kanë shkuar në Berlin, për t’u takuar me sekretarin e partisë së kancelares Angela Merkel (CDU), me udhëheqësin e grupit parlamentar të CDU-së, deputetë të tjerë të Bundestagut.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?