Mustafa: Arrestimi i Thaçit në Serbi i papranueshëm. Konjufca: Qeveria nuk bëri asgjë për lirimin e tij

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme në lidhje me arrestimin e kreut të policisë së Mitrovicës nga Serbia. Kryeministri Isa Mustafa në këtë seancë ka thënë se arrestimi i Nehat Thaçit është i papranueshëm. Ai theksoi se Serbia nuk ka arsye të ndërhyjë në punët e Kosovës.

“Ne i kemi kërkuar Serbisë përmes Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Jashtme dhe faktorëve ndërkombëtar, kthimin e Thaçit në Kosovë”, tha Mustafa.

Ndërsa shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Glauk Konjufca, tha se Qeveria e Kosovës nuk reagoi e as nuk u mobilizua për lirimin  e Thaçit. Sipas Konjufcës, arrestimi i kreut të policisë së Mitrovicës kaloi në heshtje të plotë nga institucionet e vendit.

SHKARKO APP