Mustafa: Asnjë pëllëmbë toke e Kosovës nuk do ti falet Serbisë

 

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka shfrytëzuar 26-vjetorin e themelimit të LDK-së për t’i bërë thirrje publike edhe njëherë opozitës që të ulen e të bisedojnë për zgjidhje të krizës, raporton KTV. Ai ka kërkuar nga liderët opozitarë që ta vënë republikën përpara vetës. Para veprimtarëve e aktivistëve të LDK-së, ka kritikuar opozitën për veprimet e saj, duke thënë se deputetëve po u rrezikohet shëndeti dhe jeta. Sipas tij, opozita nuk po pajtohet që t’i përfillë rregullat e demokracisë, duke u përpjekur që të vihet mbi institucionet, madje edhe mbi organet e pavarura siç është Gjykata Kushtetuese. Ai shtoi se dialogu me Serbinë nuk është i lehtë, e u betua se nuk do t’i falet asnjë pëllëmbë tokë e Kosovës askujt. Mustafa ka thënë se do të vazhdojë me luftë të pakompromis ndaj krimit të organizuar e korrupsionit.

SHKARKO APP