Mustafa: Avdullah Hoti është zgjidhja më e mirë

Kryeministri Isa Mustafa e cilësoi kandidaturën e Avdullah Hotit si zgjidhja më e mirë për ndërtimin e të ardhmes së Kosovës.

Në një postim në rrjetin social Facebook shkruan “Kryeministri i ardhshëm, prof. Dr. Avdullah Hoti, është zgjidhja më e mirë për ndërtimin e të ardhmes sonë. Ashtu siç është koalicioni i LDK-së me AKR-në dhe Alternativën. Është gërshetim i së resë, shkencës dhe ekspertizës kulminante biznesore. Është rruga evropiane”. /k.s/

SHKARKO APP