Mustafa dhe Vuçiç bisedë telefonike për vazhdimin e dialogut mes dy vendeve

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar sot në Beograd se gjatë një bisedë telefonike të mërkurën në mbrëmje me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, është folur për “problemet që serbët kanë në Kosovë dhe për vazhdimin e dialogut Prishtinë – Beograd”.

Sipas gazetës Express, në një prononcim pë mediat në Beograd, Vuçiç ka bërë të ditur se me Kryeministrin Mustafa kanë “pikëpamje të ndryshme për botën, për të ardhmen, për Kosovën”, por, sipas tij, është normale që të bisedojnë me njëri tjetrin”.

 “Puna ime është të bisedoj dhe gjithmonë do të bisedoj me të. Sikur që më vjen gjithmonë mirë kur bisedoj me Angela Merkelin, me Putinin, më duket normale të bisedoj me dikë që nuk është edhe aq popullor. Por, unë nuk mundem dhe nuk dua ta them asnjë fjalë të keqe për këtë, sepse puna ime dhe e tij është t’i zgjidhim problemet”, ka thënë Vuçiç.

Ndërkaq edhe kreu i ekzekutivit kosovar, Isa Mustafa, ka pranuar se ka biseduar mbrëmë me telefon me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç.

Në konferencën për shtyp me përfaqësuesen e Lartë për Politika të Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherinin, Kryeministri Mustafa duke prekur edhe çështjen e problematikës së migrimit, me rastin e të cilës ai kërkoi ndihmë direkte nga kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç për të mbyllur korridorin e migrimeve. Ai tha që ka marrë premtime nga Vuçiç, se do të punohet në këtë drejtim, madje sipas tij vetë Vuçiç ka marrë tashmë iniciativën për të parandaluar migrimin

Mustafa ka thënë se me Vuçiçin janë dakorduar që të mbesin në kontakt për të shikuar mundësinë e zgjidhjes së shpejt të disa çështjeve që mund të zgjidhen në mënyrë direkte mes palëve.

 “Çështjet e tjera i zgjidhim në Bruksel”, ka thënë Mustafa, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryediplomaten evropiane, Frederica Mogherini, të cilën e ka pritur në takim në zyrën e tij.Takimi1 (1)

Mediat serbe kanë raportuar se Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, dhe kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kanë biseduar mbrëmë me telefon. Ato raportuan sot, se dy kryeministrat biseduan rreth bashkëpunimit ndërmjet Beogradit e Prishtinës si dhe mbi pozitën e serbëve në Kosovë.

Mustafa e Vuçiq, thekson Tanjugu, janë pajtuar që të gjitha problemet duhet të zgjidhen përmes dialogut dhe se pas vendosjes së kontakteve direkte, në të ardhmen të komunikojnë drejtpërdrejtë mbi të gjitha problemet potenciale.

Vuçiç e Mustafa janë takuar për herë të parë në cilësinë e kryeministrave më 9-10 shkurt të këtij viti, në kuadrin e bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

SHKARKO APP