Mustafa: Edhe sikur mos të shkarkohej Veliu, do inicioja mocionin e mosbesimit për shkak të taksës

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka deklaruar se do ta inicionte përsëri një mocion mosbesimi ndaj qeverisë Kurti edhe sikur të mos shkarkoj ish Ministri i Brendshëm Agim Veliu.

Në një intervistë për Rubikon, Mustafa tha se arsyeja ishte taksa ndaj Serbisë.

Isa Mustafa: “Para se të shkarkohej Veliu i kam shkuar Kurtit që nëse ai nuk e ka gatishmërinë që të heqë tarifën, ne do të tërhiqemi nga qeveria, por pasi ta kalojmë periudhën e pandemisë. Por, pas dy ditësh pasoi shkarkimi i Veliut nga pozita e Ministrit të Punëve të Brendshme dhe pas kësaj kemi konstatuar që nuk ka asnjë mundësi të punojmë bashkë sepse nuk durojmë si LDK të nënçmohemi në mënyrë të tillë”.

Mustafa tha se kryeministri në detyrë mund edhe t’i lirojë nga detyra ministrat e LDK-së.

Isa Mustafa: “Edhe pse kryeministri e ka shkarkuar Hotin, unë kam thënë se nuk do t’i tërheq në mënyrë të njëanshme ministrat e LDK-së nga kjo qeveri gjatë periudhës së pandemisë, përderisa kanë mundësi të japin kontributin e tyre, por nëse Kurti nuk i do mund t’i lirojë nga detyra”.

SHKARKO APP