Mustafa flet pas marrëveshjes PAN-AKR: Shqetësuese pazaret, fshihen interesa të mëdha ose frikë e madhe!

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka reaguar pas largimit të AKR-së nga koalicioni PAN dhe nënshkrimit të marrëveshjes AKR-PAN. Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se kanë pasur bashkëpunim të mirë me AKR-në, por që sipas tij presioni ndaj Pacollit e ka bërë të veten, e përpos presionit edhe oferta gjeneroze për të. Sipas Mustafës, me këtë marrëveshje nuk ka fituar askush, as Pacolli, as Haradinaj e as sekserët e ‘listës Rugova’. Ai thotë se për të janë shqetësuese pazare të tilla aq të mëdha, vetëm për të qeverisur vendin me çdo kusht, pas të cilave ai thotë se mund të fshihen interesa apo frikë e madhe.

Postimi i plotë i Mustafës:
Sot, në një takimi formal kisha Kryetarin e Aleancës Kosova e Re, z. Behgjet Pacolli, i cili më njoftoj me vendimin e tij për të dal nga Koalicioni me Lidhjën Demokratike të Kosovës, kolaicion ky i ndërtuar në prag të zgjedhjëve nacionale mbi parimet e shëndosha të mirëqeverisjës në vend.
Me z. Pacolli dhe AKR-në kemi pasur një frymë bashkëpunuese gjatë dhe pas zgjedhjeve nacionale dhe gjetëm harmoni në palnin politik e programor. Bashkpunimi gjatë kësaj kohe ka qenë i frytëshëm në krijimin e rezistencës ndaj të keqës e cila rrezikon t`i kaploj institutcionet e Republikës. LDK, AKR si edhe Alternativa e kishin të qartë se kush janë kapësit e vërtetë të pushteti dhe Republikës. Votuesit e sajë e kanë dëmshmuar më së mirë kur kanë vendosur të “kthehën në shtëpinë e tyre, siç shpreheshin vet, të Ibrahim Rugovës”. Prandaj koalicioni ynë ishte bashkim i votuesve tanë.
Presioni i çdoditshëm mbi z. Pacolli e bëri të veten. E bëri të veten edhe oferta tepër gjeneroze ndaj biznesmenit Pacolli.
Ajo çfarë është e qartë nga ky koalicion është se nuk fitoi askush, as Pacolli me megaministritë e tij, as Ramushi me një qeveri asimetrike, as sekserët e “Listës Rugova” dhe më së paku fitoi Kosova, e cila më së shumti për gjashtë muaj do të shkojë në zgjedhje të reja nacionale. Sepse, një qeverisje, me numra në margjinën e shumicës së nevojshme, nuk mund ta zhvilloj asnjë seancë normale të Kuvendit dhe të aprovojë ligje e lere më të merr vendime të mëdha. Vendimi më i madh dhe më i rëndësishëm do të jetë vetëzhbërja e tyre.
Për mua si Kryetar i LDK-së janë shumë shqetësuese pazaret kaq të mëdha për të qeverisur me çdo kusht. Prapa saj mund të fshihen interesa të mëdha ose frikë e madhe?!

 

 

SHKARKO APP