Mustafa – Haradinaj: Nuk ka ridizajnim, vetëm rotacion qeverisës
“PDK po tenton me çdo kush që të hyjë në çështjet e brendshme të Bllokut për të krijuar përçarje me shpifje të ndryshme mirë nuk ka kurrfarë ridizajnimi të marrëveshjes. Por më shumë kemi folur për një rotacion qeverisës në vend dhe i cili është demokratik e i nevojshëm. Ne jemi të vendosur për ndryshime pozitive në këtë vend. Shpijet e PDK-së, po bëhen me qëllim që të zhvendoset vëmendja nga mos thirrja e seancës”, ka thënë Haradinaj.
Ndërkohë që edhe i pari i LDK-së Isa Mustafa ka shtuar se zgjedhjet nuk janë opsion pasi që tashmë ekziston një shumicë parlamentare e gatshme për të formuar institucionet e vendit.