Mustafa: Kosova nuk do humbë asnjë metër katror

Kryeministri Isa Mustafa thotë se Kosova nuk humb asnjë metër katror nga demarkacioni i kufirit me Malin e Zi.

Sipas tij, Republika e Kosovës i ka 10.906 kilometra katror dhe Komuna e Pejës i ka 603 kilometra katror, aq sa edhe ka pasur më herët.

Mbrëmë, Mustafa përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka sqaruar se kufiri me Malin e Zi është në përputhje të plotë me Deklaratën e Pavarësisë dhe Pakon Ahitsaari, duke cituar pika konkrete të tyre që parashohin përcaktimin e kufirit sipas kritereve të aplikuara nga Komisioni.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është shumë e qartë se pavarësia nuk është shpallur në bazë të hartave të viteve të tridhjeta, të dyzeta apo të pesëdhjeta të shekullit të kaluar, por mbi bazën e territorit që Kosova ka pasur në vijat kufitare më 31 dhjetor të vitit 1988”, ka thënë ai, me këtë rast.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkaq, pyetjeve të disa qytetarëve se sa kilometra katror i ka Kosova sipas këtij procesi, kryeministri Mustafa i është përgjigjur duke thënë se sipas Komisionit Shtetëror Kosova i ka 10.906 kilometra katror dhe Komuna e Pejës i ka 603 kilometra katror.

“Sipas Komisionit Shtetëror për shënjimin e Kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, në bazë të këtij procesi që ne po e adresojmë, Republika e Kosovës i ka 10.906 kilometra katror. Po ashtu, Komuna e Pejës i ka 603 kilometra katror, aq sa i ka pasur më herët dhe nuk e humb asnjë metër katror”, ka qenë përgjigja e Mustafës.

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?