Mustafa: Kosova vendi i vetëm i izoluar në Ballkan
“Kosova është i vetmi vend i izoluar në Ballkan”, kështu ka deklaruar kryeministri Isa Mustafa gjatë një aktiviteti në kosovë.
Duke folur për integrimin Evropian Mustafa ka thënë se Kosova nuk e sheh vetën jashtë BE-së, ai ka thënë se kemi pranuar politikat e integrimit si politika të izolimit sepse Kosova është vendi i vetëm në Ballkan që ka mbetur i izoluar
Mustafa: Konsideroj se jo vetëm qeshjet që lidhen me integrimin mund të jenë ecje në akull por përgjithësi edhe ecja që ne bëjmë ka të bëjë me ecje që ne bëjmë se bashku. Dhe ndërlidhur me ketë mendoj se i kemi dy probleme njëra ka të bëjë me atë që ne pretendojmë dhe duhet të jemi pjese e BE-së dhe çështja e dyte ka të beje me elementin tonë të brendshme se ne ketë rruge duhet ta kalojmë me një konsensus sa ma të gjatë social ekonomike. Ne qofte se ne dëshiroj të konstatoj vullnetin e qytetareve mund të them se ky vullnet është shprehur qarte sepse qytetaret e Republikës se Kosovës veten e shohin si pjesë të familjes evropiane. Konsideroj se kjo është qeshje e përkatësi sonë, sepse ne nuk e shohim veten jashtë saj, ne kemi pranuar politikat e integrimit si politika të izolimit sepse jemi vendi i vetëm ne Ballkan që ka mbetur i izoluar ne lëvizje”, ka thënë Mustafa, shkruan Zëri. info.