Mustafa: Masat për Covid-19 nuk janë ligjore, të krijohet qeveri e re

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook, reagoi kundër masave të reja, të propozuara nga Ministria e Shëndetësisë për frenimin e përhapjes së koronavirusit në Kosovë.

Me këto masa, qytetarët e Kosovës, nga data 15 prill, do të lejohen të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm një orë e gjysëm në ditë dhe atë vetëm për nevoja thelbësore.

Mustafa tha se vendosja e masave të tilla kufizuese në lëvizjen e qytetarëve nuk është veprim ligjor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto masa, sipas tij, nuk mund të vendosen nga ministri në detyrë i Shëndetësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Sipas këtyre vendimeve, qytetarët e Kosovës nuk janë qytetarë me të drejta të garantuara kushtetuese. Qeveria në detyrë nuk është qeveri e një shteti parlamentar. Ajo nuk po e respekton Kushtetutën dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Ministritë e caktuara janë bërë vetë ligji”, shkruan Mustafa në Facebook.

E vetmja zgjidhje, sipas tij, është që të hiqet kjo qeveri dhe logjikë qeverisëse dhe të krijohet një qeveri e re, e cila, siç tha Mustafa, së bashku me Kuvendin e Kosovës do t’i nxjerrë masat e domosdoshme për ta kapërcyer pandeminë e koronavirusit.

”Pako e vetme e arsyeshme është që të shkojë kjo qeveri dhe logjikë qeverisëse një ditë e më parë, të krijohet qeveri e re e cila së bashku me Kuvendin do të nxjerr masat e domosdoshme për ta kapërcyet këtë gjendje në të cilën jemi”, shprehet Mustafa.

LDK-ja dhe Vetëvendosje, partia e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, krijuan qeverinë përmes një koalicioni pas zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit të kaluar.

Por, marrëveshja për qeverisje të përbashkët është prishur muajin e kaluar, pasi Kurti ka shkarkuar nga detyra ministrin e Punëve të Brendshme nga radhët e LDK-së, Agim Veliu, për, siç ka thënë, mbajtje të qëndrimeve të kundërta me kryeministrin dhe kabinetin qeveritar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?