Mustafa, më 9 shkurt takimi i parë si kryeministër me homologun serb Vuçiç

Kryeministri i ri i Kosovës, Isa Mustafa dhe homologu i tij serb Aleksandar Vuçiç  do të takohet për herë të parë mes tyre më 9 shkurt në Bruksel, për vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd, nën negocimin e BE-së. Lajmi është konfirmuar nga zyrtarë të qeverisë serbe, për gazetën “Danas”. Në këtë takim do të marrin pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe homologu serb, Ivica Daçiç. Më herët, në rolin e kryeministrit ishte Thaçi, që pati zhvilluar takime me drejtuesit e politikës serbe. Dialogu do të udhëhiqet nga përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini. Shefja e diplomacisë italiane është një përkrahëse e madhe e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Mendohet se çështja e parë në rendin e ditës, në bisedimet Serbi-Kosov,ë do të jetë diskutimi për arritjen e një marrëveshjeje për Asociacionin e komunave serbe.

SHKARKO APP