Mustafa në Bruksel: Të vendosur në rrugën tonë të integrimit europian

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, zhvilloi një takim në Bruksel me zyrtarët e lartë të BE-së, Federica Mogherini dhe Johannes Hahn, në kuadër të mbledhjes së parë të Këshillit të Stabilizim Asocimit BE-Kosovë. Palët patën fillimisht një diskutim me dyer të mbyllura e më pas, tre përfaqëuesit ju drejtuan një konference për mediat. Në fjalën e tij, Johanes Hahn ishte edhe njëherë mjaft i qartë në mesazhin e tij.

Hahn: “Nëse nuk përmbushni kushtet, do të ndëshkoheni në procesin e votimit. Keni shënuar mjaft arritje deri më tani, e madje për të qënë më konkret, keni plotësuar 93 kushte nga 95 të tilla. Në rast se do t’i plotësoni, nuk do të keni më nevojë as për një raport nga ana jonë. Konfirmoj edhe njëherë vendosmërinë e BE-së për të asistuar në këtë proces, por duhet të keni gjithashtu edhe bashkëpunim në ambientin tuaj politik.”

Ndërkohë, Mogherini e vuri theksin tek dialogu me Serbinë duke nënvizuar rëndësinë e implementimin e marrëveshjeve për të cilat është rënë dakord gjatë negociatave në Bruksel. Nga ana tjetër, Kryeministri Mustafa konfirmoi edhe njëherë vendosmërinë e kabinetit të tij.

Unë shpreh edhe njëherë këtu para jush vullnetin e qytetarëve tanë që ne të ndjekim dhe të thellojmë rrugën evropiane dhe se perspektiva jonë është vetëm perspektivë evropiane, mirëpo natyrisht duke respektuar të gjitha proceset dhe të gjitha procedurat që ne të bëhemi pjesë e kësaj familje dhe të marrim përgjegjësi brenda kësaj familje.

Takimi i parë i Këshillit të Stabilizim Asocimit BE-Kosovë është një tjetër hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të mëtejshëm në strukturat e BE-së.

SHKARKO APP