Mustafa: Nuk bisedojmë me asnjë për Trepçën, zgjidhim statusin

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka theksuar se për minierën e Trepçës nuk do të bisedohet me asnjë. Në manifestimin tradicional ‘Java e Minatorëve’, i organizuar në përkujtim të grevës së minatorëve të vitit 1989, ka përfunduar me një ceremoni të mbajtur të shtunën në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë.

Në këtë manifestim u fol për rëndësinë që pati greva e minatorëve të Trepçës 26 vite më parë, në lëvizjen politike të kohës dhe në mbrojtje të lirive e të drejtave politike të shqiptarëve të Kosovës.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, tha se puna dhe historia që kanë shkruar minatorët, është e rëndësisë së veçantë nacionale.

Ai ka premtuar zgjidhjen e statusit të Trepçës në mënyrën më të mirë të mundshme, duke bashkëpunuar ngushtë me vetë minatorët, por edhe Kuvendin, në mënyrë që Trepça të mbetet gjigant i zhvillimit ekonomik të Kosovës. Në lidhje me pronësinë e Trepçës, ai ka theksuar se kjo çështje nuk do të negociohet me askënd.

SHKARKO APP