Mustafa: Nuk i përballojmë shpenzimet, veteranët në protestë

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, ka ngritur çështjen e mungesës së mjeteve për pensionet e veteranëve të luftës.

Ai ka thënë se Ministria që është drejton është në konsultim me Ministrinë e Financave për gjetjen e mjeteve, pasi sipas tij, janë në minus 1.6 milionë euro për muajin shtator.

Lidhur me këtë, ministri i Financave, Avdullah Hoti se në buxhetin e vitit 2016, për këtë kategori janë paraparë 25 milionë euro, por janë shtuar edhe 7 milionë euro të tjera.

Ndërkoë kryeministri i vendit, Isa Mustafa tha se gjenden në gjendje të rëndë dhe të pakëndshme pasi është e pamundur të përballohen shpenzimet për këto kategori.

Nëse nuk gjejmë zgjidhje ne do të rrezikojmë marrëveshjet me FMN-në, kreditë ndërkombëtare dhe mjete tjera që i marrim nga institucionet e BE së.

Ne nuk mund të paguajmë mjetë për individë që janë në lista, e nuk i kanë meritat”, ka thënë Mustafa. Por nga ana tjetër, veteranët po protestojnë para qeverisë, të drejtuar nga Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriçi. Kjo portestë po mbahet si shenjë pakënaqësie kundër vendimit të Kryeministrit Isa Mustafa për ndaljen e pensioneve dhe vonimin e pagave të veteranëve. “Ne sot kemi dalë të protestojmë shkaku i disa kërkesave tona në të cila janë shkelur të drejtat e veteranëve”, tha Qeriç në fillim të protestës.

SHKARKO APP