Mustafa: Nuk rrëzohet qeveria me dhunë
Kryeministri Isa Mustafa thotë se dhuna në protestën e 9 janarit ishte e planifikuar.
“Protesta është paralajmëruar se do të jetë e qetë por si duket çdo gjë është llogaritur nga ata sepse pas përfundimit të fjalimeve eskaloi dhuna dhe ky eskalim më pas u arsyetua nga organizatorët e protestës se njerëzit përdorën dhunë nga mllefi”, ka thënë kryeministri Mustafa në një intervistë për RTK-në.
Ai ka thënë se qytetarët janë të mllefosur nga të pavërtetat që thote opozita, ndersa ka thënë se Qeveria nuk mund rrëzohet me dhunë.
“Mllefi gjithmonë arrihet nëse organizohet përpara, nëse njerëzve ju plasohet e pavërteta shumë e madhe që po plasohet tani nga deputetët e opozitës.S’do të ketë rrëzim të Qeverisë në asnjë rast me dhunë dhe grusht-shtet”, ka thënë Mustafa.