Mustafa: Opozita e pengoi punën e qeverisë
Kryeministri kosovar, Isa Mustafa, ka akuzuar sot opozitën se ajo e ka penguar qeverinë për t’i kryer punët e saj.
Mustafa, këto akuza i drejtoi partive opozitare gjatë prezantimi të raportit të punës së ekzekutivit për vitin 2015 para kabinetit qeveritar.
Po ashtu Mustafa, ka thënnë se janë realizuar nga 85 deri 95 përqind të planit qeveritar dhe se veriu i Kosovës është integruar dhe do t’i realizojnë të gjithë premtimet e dhëna më parë.
Ndërsa gjatë prezantimit të këtij raporti, Mustafa ka theksuar se shëndetësia ka shënuar përparime si dhe ka vlerësuar Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit si një sukses të madh.