Mustafa: Pa krahun e Rugovës e UÇK, nuk përmbyllet marrëveshja me Serbinë

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, deklaroi se marrëveshje përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbinë, nuk mund të ketë pa përfshirjen, sipas tij të krahut “te trashëgimisë së rezistencës se Ibrahim Rugovës” dhe ata të dalë nga UÇK-ja.

Mustafa ka thënë se ngjarjet kombëtare e festat kombëtare i bëjnë bashkë shqiptarët, ndërsa thekson se nuk mund të ketë zgjidhje të çështjeve nacionale pa përfshirjen e pozitës dhe opozitës.

“Ngjarjet kombëtare e festat fetare na bëjnë bashkë ne shqiptarët. Na ka bërë bashkë edhe rreziku i zhbërjes sonë në shumë faza të historisë, sidomos në vitet e nëntëdhjeta të shekullit të kaluar. Në ngjarje dhe raste të tilla jemi kursyer nga humbja e energjisë për ta sulmuar dhe denigruar njëri tjetrit, sepse kemi vlerësuar nevojën e kohezionit kombëtar e qytetar, dhe që dallimet tona ti shfrytëzojmë si vlera dhe pasuri tona të diversitetit karshi rrezikut nga jashtë. Edhe tani, kur po ballafaqohemi me tendencat e Serbisë për të shkallmuar një pjesë të territorit të Kosovës dhe për ta bërë jofunksional shtetin tonë të ri, kemi nevojë të veprojmë bashkërisht për ta mbrojtur atë çfarë të gjithë ne e kemi ndërtuar”,- tha ai.

Ndër të tjera kreu i LDK-së është shprehur se në kohën kur kemi institucione kushtetuese, nuk na lejohet të improvizojmë, sepse zgjidhja mund të jetë ajo që është e pranueshme për shumicën që e përcakton Kushtetuta.

SHKARKO APP