Mustafa: Pajtim për presidentin ose shkojmë në zgjedhje

”Kosova mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme nëse koalicioni qeverisës nuk arrin një dakordësim për postin e presidentit”. Kështu u shpreh kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pas një takimi me partnerët e koalicionit.

Posti i presidentit lakmohet edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, por kryetari Ramush Haradinaj nuk dha një përgjigje të qartë për këtë temë.

“Në qoftë se ne do të ballafaqohemi me një mandat kushtetues, atëherë mendoj se ka vullnet, pra të ulemi dhe të gjejmë një zgjidhje ku pajtohen liderët dhe partitë, sepse nuk është çështje personale. Në qoftë se jo, jemi përgatitur të shkojmë në zgjedhje”, deklaroi Mustafa.

SHKARKO APP