Mustafa: Po përgatitemi për të pritur mikun e madh të Kosovës, Joe Biden

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa deklaroi sot se po bëhen përgatitje intesive për pritjen e mikut të madh të Kosovës, Zëvendës-presidentit të SHBA-së, Joe Biden.

Në një postim në statusin e tij ne Facebook paraditen e të shtunës, kryeministri i Kosovës Mustafa shprehet se: “Po bëjmë përgatitjet intesive për pritjen e mikut të madh të Kosovës, Zëvendëspresidentit të SHBA-së, Joe Biden. Vizita e njeriut të dytë të demokracisë botërore është një ngjarje e madhe dhe e veçantë për Kosovën”.

“Themel i rugovizmit, pra i strategjisë politike të Presidentit Historik të Kosovës, Ibrahim Rugova ishte miqësia e përhershme me SHBA-të. Aleanca Veriatlantike e udhëhequr nga SHBA e shpëtoi Kosovën nga ekzodi, shfarosja dhe zhbërja. SHBA ishte aleati ynë kryesor në shpalljen e pavarësisë dhe në ndërtimin e institucioneve demokratike. Ekspertiza politike dhe mbështetja e SHBA-së kanë qenë dhe janë jetike për Kosovën. Ata që thirren në rugovizëm duhet të kenë besim në SHBA-të, sepse ky besim dhe kjo miqësi janë gurthemel, jo vetëm i misionit dhe vizionit të politikave tona shtetërore por kosideroj se edhe, i fatit të vendit tone”,  shkruan Mustafa.

Mustafa thekson gjithashtu se “vizita e Zëvendëspresidentit Biden është konfirmim i përkushtimit tonë të përbashkët që marrëdhëniet me fqinjët, politikat gjeostrategjike dhe integrimet euroatlantike ti ndërtojmë në partneritet të plotë me SHBA-të”.

Zëvendës-presidenti amerikan, Joe Biden javën që vjen do të vizitojë Kosovën. Në një njoftim nga Shtëpia e Bardhë, bëhet e ditur se Biden do të fillojë turneun ballkanik më 15 gusht, ndërsa përveç Kosovës, pritet ta vizitojë edhe Serbinë.

SHKARKO APP