Mustafa: Qeveria e re do të jetë me mandat të plotë, jo tranzitore
Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së LDK, i mandatuari nga kjo forcë politike Avdullaj Hoti bëri publike emrat e minstrave që do jenë pjesë e kabinetit të ri qeverisës.
I pranishëm ishte dhe kryetari i LDK-së Isa Mustafa, i cili tha se kjo qeveri e re do të jetë me mandat të plotë dhe jo një qeveri tranzitore.
Isa Mustafa: ‘‘Ne po punojmë që Kosova të ketë një qeveri të re. Kjo qeveri e re do të punojë me pritje për mandatin e plotë. Në qoftë se subjeketet politike në Kuvend dhe LDK në vazhdim të punës së kësaj qeverie shikon ndonjë interes tjetër të vendit, ne mund të bisedojmë me partnerët e koalicionit, edhe me subjekte të tjera politike në parlament. Ne nuk e konsiderojmë si qeveri tranzicioni. Ne e konsiderojmë si qeveri me mandat të plotë, e cila merr detyrat në bazë të asaj çfarë kushtetuta e Kosovës parashikon.”