Mustafa: Të dështuarit që fajësuan SHBA-të duhet t’u kërkojnë falje Kosovës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, ka reagur pas deklaratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, se nuk ka një plan të fshehtë për shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë.
Përmes një postimi në Facebook, Musatfa tha se të dështuarit që fajësuan SHBA-të për pazotësinë e tyre, sot duhet t’u kërkojnë falje të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Sipas tij, i dërguari i posaçëm presidencial Richard Grenell nuk e ka parë dhe as diskutuar kurrë një plan të tillë.
Postimi i plotë
”Të dështuarit që fajësuan SHBA-të për pazotësinë e tyre, sot duhet t’u kërkojnë falje të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe miqve tanë për konstruksionet e servuara parreshtur dhe fyerjet e paskurpullta të drejtuara ndaj LDK-së dhe figurave të saj.
Kjo është prova më e mirë që dëshmon se ata ikën nga pushteti si pasojë e pazotësisë dhe jo nga frika për copëtimin e Kosovës. SHBA sonte demantuan spekulimet se ekziston një plan sekret për shkëmbim të territorit! IM”