Mustafa: Trepça është e Kosovës dhe mbetet e saj
Kryeministri Isa Mustafa para deputetëve të kuvendit të Kosovës ka paraqitur ligjin mbi Trepçën.
Ai ka thënë se projektligji për Trepçën është i rëndësishëm për vendin kështu duke rritur zhvillimin e ekonomik të vendit.
Ai tha se prona e Trepçës është pronë e Kosovës.
Mustafa: “Me këtë projektligj synojmë që ta hapim të ardhmen e vendit dhe asesi ta kthejmë të kaluarën. Për përgatitjen e këtij ligji janë paraqitur përvoja që paraqet zhvillimin e ekonomisë dhe shumë gjërave tjera. Ky ligj përcakton qartë se resurset e Trepçës janë pronë e Kosovës. Prona e Trepçës është pronë dhe mbetet e Kosovës”- informon “Zëri”