Mustafa: Trepça na bashkoi
Pas miratimit të ligjit për Trepçën, kryeministri i vendit, Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar një pjesë të opozitës (AAK-në dhe Nismën) për kontributin e dhënë në miratimin e këtij ligji të rëndësishëm.
Mustafa tha se “Trepça na bashkoi të gjithëve, ata që e përkrahën, por edhe ata që nuk e përkrahën ligjin”, raporton Telegrafi.
Postimi i plotë i Mustafës:
E përgëzoj Kuvendin, i cili 17 vjet pas çlirimit arriti, që së bashku me Qeverinë, t’i jap drejtimin e duhur zhvillimit të Trepçës.
Akoma nuk i kemi përfunduar të gjitha punët e shtetndërtimit tonë, prandaj na nevojitet një bashkëpunim dhe unitet më i lartë për tema që janë në interes të të gjithëve”, ka shkruar Mustafa.