Mustafa: Vizat do liberalizohen, demarkacioni do ratifikohet

Kreu i ekzekutivit kosovar, Isa Mystafa, pas një takimi njoftues që pati sot me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova potencoi se Kosova është e përkushtuar  edhe në dialogun me Serbinë.

Numri një i qeverisë bëri me dije se ka ftuar BE-në që t`i bëjë presion Serbisë sepse sipas tij ata po bëjnë zvarritje në këtë proces.

Nga ana e saj, e dërguara e Bashkimit Evropian në vendin tonë Nataliya Apostolova ka theksuar se Kosova është lart në agjendën e BE-së.

SHKARKO APP