Myftiu i Kosovës: Erdogani është i dërguari i Allahut

Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, i cili e ka quajtur “grup terrorist” organizatën e Fetullah Gylenit, ka bërë edhe një deklaratë tjetër interesante, duke e quajtur të dërguarin e Zotit presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Komentet e tij, Myftiu Tërnava i ka bërë gjatë një samiti në Turqi me klerikë myslimanë nga Europa dhe Azia.

Duke madhëruar figurën e Erdoganit, siç shkruan Koha.net, myftiu Tërnava ka thënë se “… ne jemi falënderues që kemi shqiptarë që janë të bekuar nga Zoti që jetojnë në Turqi, pasi atyre u është dhuruar nga Allahu një lider i madh si Recep Tayyip Erdogan. Jemi me fat”.

SHKARKO APP