Myftiu i Luginës së Preshevës: Apel për paqe, dialog dhe mirëkuptim!

Myftiu i Luginës së Preshevës, Nexhmedin Saqipi, z/reis i Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi, i cili njëherazi është edhe anëtar i Komisionit për Ndërtimin e Paqes në Europën Juglindore, me rastin e Alepos në Siri, bënë thirrje për paqe, dialog dhe mirëkuptim.

Myftiu Saqipi, i cili ka marrë pjesë aktive nëpër konferenca paqësore në Jerusalem, Turqi, Bosnje dhe Serbi, ka reaguar ndaj Kishës Pravosllave dhe Katolike, të cilat pak janë duke kontribuar në parandalimin e konflikteve, siç është kjo e Alepos dhe të tjerat të ngjashme si kjo.

“Për të shpëtuar nga Terrorizmi dhe Fashizmi, të instaluara nga politika globale, duhet të ngre zërin edhe Kisha Pravosllave dhe Katolike e jo të heshtin përpara këtyre mizorive njerëzore. Nuk mjafton vetëm Xhamia, të luftoj kundër këtyre dukurive antinjerëzore, antiracore, antikulturore dhe antinacionale. Si mund të hesht Kisha Pravosllave, kur Rusia po bënë shfarosje masive dhe gjenocid në Alepo të Sirisë, si dhe çdo çast po i kërcënon fqinjët dhe botën?!”, thekson Myftiu Saqipi.

Myftiu i Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi, njihet edhe më herët për tonet e tij kritike ndaj disa insitucioneve dhe klerikëve fetarë, të cilët nuk janë të denjë të përballen me fenomenet globale të terrorizmit, por bëhen servilë të politikave shtetërore, duke shkelur mbi misionin e shenjtë, që ka Feja e cila është mbi Shtetin, thuhet në Apelin paqësor të Myftiut të Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi.

Sevdail Hyseni

SHKARKO APP