NATO e keqardhur me Kosovën, por thekson: Ushtria nuk krijon tensione në rajon

Nga Tirana, numri dy i NATO-s Rose Gottemoeller,  ripërsëriti keqardhjen  e Aleancës që autoritetet në Kosovë i hapën rrugë krijimit të ushtrisë pa pëlqimin e tyre.

Por zëvendëssekretarja e  Përgjithshme e NATO-s theksoi se vendimi i sotëm nuk do të krijojë tensione në rajon.

Rose Gottemoeller: Dua të bëj një koment të shkurtër për ngjarjen në Prishtinë këtë mëngjes. Sot autoritetet kosovare kanë bërë me dije adopotimin e tre ligjeve që bëjnë të mundur tranzicionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për krijimin e Forcave Ushtarake.

Ashtu siç ka theksuar dhe Sekretari i Përgjithshëm, ne shprehim keqardhjen që ky vendim është marrë në kundërshtim me pëlqimin e NATO-s.

Por nga ana tjetër dua të theksoj se vendimi i sotëm i marrë nga autoritetet kosovare nuk do të krijojë tensione në rajon.

Të gjithë aktorët politikë në rajon duhet ti mëshojnë diskutimit dhe dialogut për një rajon më të qëndrueshëm.

Deklaratat Gottemoeller i bëri gjatë konferencës së përbashkët me Ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

SHKARKO APP