NATO-ja mbështet tërheqjen e Ligjit për transformimin e FSK-së në ushtri

Që nga themelimi i Forcës së Sigurisë të Kosovës, NATO-ja ka mbështetur zhvillimin e kësaj force dhe ka ndihmuar në rritjen e kapaciteteve të saj

Një gjë e tillë nuk ka qenë e lehtë duke pasur parasysh se NATO-ja nuk mund ta trajtojë Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur.

Por, përkundër kësaj, ajo ka gjetur mënyrë që edhe formalisht të ndihmojë FSK-në. Prandaj, kur para disa muajsh në NATO u shprehen kundër ideve që tash FSK-ja të shndërrohet në ushtri, ashtu siç planifikonin në Kosovë, kjo u pa si një goditje e rëndë e këtyre përpjekjeve.

Me rritjen e insistimit të presidentit Thaçi që FSK-ja të bëhet ushtri, u rrit edhe kundërshtimi i hapur i NATO-s, përfshirë edhe ato shtete kryesore të NATO-s që fuqishëm mbështesin pavarësinë e Kosovës. /koha/

SHKARKO APP