NATO/Kryeministri bullgar: Kosova është pas nesh

Kryeministri bullgar, Boyko Borisov, së fundmi është shprehur se NATO është garantuesi i vetëm i sigurisë në rajonin e Ballkanit. “Unë nuk dua të komentoj NATO-n, pasi Krimea është në të majtë në Detin e Zi, Stambolli është në të djathtë dhe Kosova është pas nesh”, tha Borisov pas takimit me Sekretatin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Nga ana tjetër, ai shtoi se po punohet në termocentralin e Belenës për të mbajtur një dialog me Rusinë dhe një ekuilibër që lejon Bullgarinë të luaj rol kryesor në Detin e Zi.

“Ne nuk po bëjmë asgjë fshehtë. Marrëveshja e nënshkruar me NATO-n mbi Qendrën e Koordinimit në Varna gëzon mbështetje të jashtëzakonshme të aleancës”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?