NATO vulos kufirin Kosovë-Mal i Zi (Dokument)

Demarkacioni mes Kosovës dhe Malit të Zi është përcaktuar nga forcat shumëkombëshe të NATO-s dhe i gjithë debati i deritashëm për këtë çështje, me shuma gjasë del të jetë i kotë.

Kështu pohon gazeta “Fjala” e cila ka gjetur se vija kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi është e konfirmuar në Marrëveshjen e Kumanovës, me të cilën i është dhënë  fund prezencës së forcave të armatosura serbe në Kosovë.

Në këtë marrëveshje është përcaktuar vija kufitare e Kosovës duke u marrë si datë gjendja e kufirit të vitit 1988.

“Bazuar në këtë marrëveshje, i jepet të drejtë Komisionit Shtetëror për Demarkacionin dhe përmbysë të gjitha pretendimet tjera për mundësin e humbjes së afro 8 mijë hektarë tokë”, shkruan “Fjala”.

 

SHKARKO APP