Nazarko: Zgjidhja që rrëzoi Albin Kurtin është afatshkurtër. E ardhmja e Kurtit s’ka filluar

I ftuar në “360gradë” nga Artur Zheji në RTV Ora, analisti Shpëtim Nazarko u shpreh se zgjidhja e rrëzimit të Albin Kurtit është afatshkurtër.

Nazarko: Kombinacioni i fundit që coi edhe në rrëzimin e Kurtit, të jetë një kombinacion që t’i servilet presidenti të SHBA-së si një sukses i përkohshëm në politikën e jashtme. Besoj se është një zgjidhje dritëshkurtër, se çdo njeri me arsye e kupton që me 61 vota, votën e ka serbe. 

E ardhmja e Kurti nuk ka ardhur dhe pas 3-4 muaj kur të mbarojë çështja e kufijve, Kurti mund të dalë më i pastër nga kjo histori dhe kjo qeveri është provuar për 20 vite e s’ka prodhuar asgjë. 

SHKARKO APP