Ndalimi i trenit serb, Hyseni: Policia bëri punë të shkëlqyer

Zhvillimet që shoqëruan ngjarjen me trenin serb, i penguar të hyjë në Kosovë ishin objekt diskutimi i mbledhjes së sotme të komisionit për Siguri në Kuvendin e Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, gjatë raportimit në komision tha se “MPB ka qenë në koordinim të përditshëm me policinë për veprimet që do të evitonin ndonjë incident në një situatë të paqartë”.

“Ishte një provokim i rëndë me slogane urrejtje dhe konfliktnxitëse, të cilat mund të shkaktonin incidente”, theksoi Hyseni. Ai falenderoi punën e shkëlqyer të policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri i Punëve të Brendshme Hyseni u shpreh se planet e policisë nuk u zbuluan më parë, pasi dërgimi më herët i Policisë në kufi do të ngjallte reagime të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryetari i Komisionit për Siguri Daut Haradinaj ka përgëzuar Hysenin për veprimet e fundit në veri.
Përgëzime për veprimet e policisë dhe qeverisë për ndalimin e hyrjes së trenit në Kosovë ka dhënë edhe deputetja e PDK-së Ganimete Musliu.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?