Ndalohen 6 shtetas rusë në Kosovë

Ambasada ruse në Serbi ka konfirmuar ndalimin e gjashtë qytetarëve rusë në Republikën e Kosovës.

Të martën, autoritetet e sigurisë në Kosovë, kanë ndaluar pesë qytetarë serbë dhe gjashtë rusë, për siç është thënë, kalim të paautorizuar të kufirit shtetëror.

“Një përfaqësues i zyrës së ambasadës ruse në Prishtinë është duke e trajtuar këtë çështje, prej se qytetarët rusë janë ndaluar. Ai menjëherë është nisur në vendin e ngjarjes”, ka thënë për agjencinë TASS, zëdhënësi i kësaj ambasade, Yuri Pichugin, raporton REL.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Gjithsej, gjashtë rusë janë ndaluar, dy prej tyre janë banorë lokalë, anëtarë të familjes së një qytetari serb”, ka shtuar ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkaq, Policia e Kosovës, një ditë më parë, përmes një njoftimi për media, ka thënë se ka ndaluar 11 persona.

“Policia Kufitare gjatë kontrollit, ditën e hënë, të dy automjeteve “Mercedes”, furgon ngjyrë i bardhë, më targa të Serbisë, janë ndaluar gjithsej njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar për kalim të paautorizuar të kufirit shtetëror”, thuhet në njoftimin për media.

Autoritetet kanë thënë gjithashtu se paraprakisht kishin siguruar siguruar informacione se në lagjen e quajtur “Sekiraqa” në fshatin Metergofc të Podujevës, pritet të hyjnë në mënyrë të paligjshme disa shtetas serbë dhe rusë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?