Nderime, respekte apo shfrytëzim vlere e bacës Adem Mikullovci

Nga: Binak Sylaj

Adem Mikullovci meriton respekt të jashtëzakonshëm. Njeri që i dha shumë artit dhe kulturës kosovare, prandaj duhet të nderohet maksimalisht.

Mua më vjen shumë keq që për shkak të mllefit dhe urrejtjes që është krijuar pikërisht nga politikanët, bie preh e tyre spari një Aktor me vlera të mëdha kombëtare e pastaj edhe qytetarët e tjerë. Momenti kur baca Adem ndërpreu seancën konstutuive dhe u ngrit për ta lëshuar sallën, më habiti shumë.

Baca Adem ishte nën përkujdesjen e dy personave deri sa ecte “jam mirënjohës dhe falendërues ndaj tyre, që treguan kujdes” mirëpo unë mendoj se do ishte shumë më mirë, që të tregonin respekt dhe nderë ndaj baces Adem e jo të janë të kujdesshem gjatë kësaj rruge e që për mua është një rrugë e pa merituar për bacen Adem.

Ndaj një njeriut të moshuar siç është baca Adem, mendoj se duhet ngritur lartë vlerat kulturore e artistike që e bëjnë shumë të veçant figurën e tij. E asesi të nëpërkëmbet një figurë si e bacës Adem duke shfrytëzuar vlerat e tij për interesat individuale të disa politikanëve, që në emër të kombit dhe bacës Adem shesin demagogji.

SHKARKO APP