Ndërpritet greva e minatorëve në Trepçë

Greva e minatorëve të Trepçës është pezulluar dhe minatorët janë duke dalë jashtë.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i “Trepçës”, Musë Mustafa, i cili në një deklaratë për Express ka thënë se “greva është pezulluar dhe se minatorët janë duke dalë jashtë”.

Ai ka theksuar se greva nuk është ndërprerë dhe se për përiudhën e pezullimit kanë dhënë një afat kohor.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Greva nuk është ndërprerë. Greva për momentin është pezulluar dhe minatorët janë duke dalë jashtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kemi dhënë një afat kohor për periudhën e pezullimit, por nuk kam mundësi të jap më shumë detaje tani për tani,” ka thënë Musë Mustafa.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?