​Ndërron jetë veprimtari dhe veterani i UÇK-së

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare, veprimtari i çështjes kombëtare, Rexhë Mehmet Krasniqi. Ai ishte veprimtar i viteve 90 i çështjes kombëtare dhe një nga themeluesit e shoqatës për kthimin e shqiptarëve dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me profesion inxhinier i diplomuar i teknologjisë, ai ka dhënë kontributin e tij të madh në një fabrikë birre, si drejtor teknik që nga vitet ‘70 deri me dëbimin e tij nga puna në vitin 1989, duke vazhduar punën pas çlirimit. Kransiqi do të prehet në vendlindjen e tij në fshatin Poqestë në Pejë.

SHKARKO APP