Ndërron jetë xhaxhai që vrau nipin e tij në mes të Gjilanit

Gjilani u trondit ditën e sotme për shkak të një sherri mes xhaxhait dhe nipit të tij, të dy pronarë pikash valutore.

Sipas policisë, xhaxhai ka qëlluar me armë ndaj nipit të tij duke e lënë të vdekur në vend, si dhe u plagos vetë aksidentalisht.

Xhaxhai me iniciale N.B., 53-vjeç, i cili plagosi nipin e tij 32 vjeç, është dërguar me urgjencë në spital, por nuk i ka rezistuar vetëplagosjes dhe ka ndërruar jetë pak orë pas plagosjes.

“Personi me inicialet N.B., i lindur në vitin 1964, ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në QKUK. Humbja e jetës së tij është konfirmuar në Qendrën e Emergjencës”, ka thënë zëdhënësja e QKUK për “Express”.

Ndërkohë, policia po vazhdon hetimet për të zbardhur motivin e plotë të ngjarjes së rëndë.

SHKARKO APP