Ndeshja bashkon Osmanin me Kurtin, duartrokasin afër njëri-tjetrit në stadium
Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti janë parë në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku po luhet sfida Kosovë-Turqi. Të dy liderët që perceptohen si figura me qëndrime të ndryshme politike, janë shfaqur pranë njëri-tjetrit në tribunë, duke duartrokitur dhe ndjekur ndeshjen në një atmosferë të qetë dhe pozitive. Ky moment është komentuar gjerësisht në rrjete sociale dhe media, pasi shihet si një sinjal i një afrimi apo të paktën një komunikimi më të relaksuar mes tyre.
KOHA JONË SONDAZH

