Ndihma pas aksidentit tragjik, propozohet që kryeministri i Kroacisë të shpallet qytetar nderi në Kosovë

Pas tragjedisë që ndodhi të dielën në Kroaci ku humbën jetën dhjetë persona, qytetarë të shumtë por edhe udhëheqësit e institucioneve në Kosovë, kanë shprehur falënderime për shtetin kroat dhe qeverinë për ndihmën e dhënë shtetasve kosovarë në këtë rast.

Madje në shenjë falenderimi për ndihmën e dhënë nga Kroacia, është propozuar që kryeministri kroat Andrej Plenkovic të shpallet qytetar nderi i Kosovës. Deputetja shqiptare në parlamentin kroat, Ermina Lekaj Prljaskaj ka thënë se i bashkohet kësaj kërkese.

“Në mediat e Kosovës e kam parë shpesh që po kërkohet që kryetari i qeverisë kroate të shpallet qytetar nderi i Kosovës, dhe unë i bashkëngjitëm kësaj dhe mendoj së është e udhës që ai të shpallet qytetar i nderit”, ka thënë Lekaj-Prljaskaj.

SHKARKO APP