Ndikimi i Listës Serbe rrezikon demokracinë në Kosovë

Ndikimi i Listës Serbe që komandohet nga Beogradi, shikohet si një rrezik për demokracinë dhe kundërshtim i kushtetutës. Analistët e çështjeve juridike paralajmërojnë efektet negative që sjell një ndikim i kësaj force politike tek deputetët e pakicave jo serbe.

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se një lojë politike mes Listës Serbe me parti të caktuara, qoftë boshnjake, qoftë rome e cenojnë në rend të parë rendin kushtetues të Republikës të Kosovës, i cenojnë parimet bazë.

”Republika e Kosovës përmes Kushtetutës iu garanton komuniteteve jo shumicë në Kosovë të drejtën për t’u përfaqësuar nga përfaqësues legjitim, që pasqyrojnë interesin, vullnetin e komuniteteve jo shumicë në Kosovë. Me vet faktin që përfaqësues të komunitetit boshnjak marrin mijëra vota nga serbët, kjo me të vërtetë është devijim i vullnetit të interesit të boshnjakëve, është përfaqësim jo efektiv dhe adekuat i interesave të tyre”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu, thekson se opinioni publik, por edhe qeveria e Kosovës duhet të pengojnë këtë lojë të rrezikshme të udhëhequr nga Beogradi. ”Do të duhej të ngrihej zëri edhe i opinionit publik, edhe i këtyre komuniteteve, sidomos i qeverisë, haptazi ata po heshtin, që të reagojnë, ato janë të papranueshme dhe t’i pengojnë përmes institucioneve dhe hallkave institucionale të ndërhyhet aty ku është bërë, sepse është e qartë se ajo ka marrë më shumë vota të komunitetit serb në Partesh e në komuna në Partesh e në komuna ku nuk ka asnjë boshnjak sesa të tjerët, që është një lojë politike e dirigjuar nga Beogradi”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në kuvendin e Kosovës janë 10 vende për deputetët e komuniteti serb, por Lista Serbe nuk është mjaftuar me kaq dhe ka ndërhyrë në zgjedhje e 4 deputetëve të tjerë që pritet t’i përdorë për interesat e veta. Polemikat qëndrojnë në ndikimin që ka pasur në zgjedhjen e përfaqësuesve nga komuniteti boshnjak, të cilët kanë marrë vota edhe atje ku nuk ka pasur asnjë votues të këtij minoriteti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?