Ndodh çudia në Prishtinë, lind foshnja me dy gjini

Mjekët në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë janë hasur me një rast mjaft të veçantë.

Një foshnjë ka lindur me dy gjini, bëjnë të ditur burimet e “Front Online”, çka shkaktuar jo pak konfuzion edhe te ekipi mjekësor.

Sipas këtyre burimeve, foshnja aktualisht është në Klinikën e Neonatologjisë, ku po i bëhen ekzaminimet e nevojshme mjekësore, pasi nuk mbahet mend të ketë ndodhur një lindje e tillë deri më tani në Kosovë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Foshnja ndodhet në Klinikën e Neonatologjisë në Prishtinë, ku po i bëhen ekzaminimet e detajuara mjekësore”, ka thënë ky burim nga Klinika e Neonatologjisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo ngjarje e pazakontë ka tërhequr vëmëndjen e të gjithëve dhe pritet të mirë studiohet para se të merret ndonjë vendim.

Në vendet e zhvilluara këto malformacione diagnostikohen dhe trajtohen me kohë, ndërsa në rajon mund të kalojnë katër apo pesë vite të moshës së fëmijës dhe pastaj të bëhet ndërhyrja kirurgjike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?