Ndodh edhe kjo në vend, një grua gjuan me a@më kunatin e saj

Nuk kanë fund krimet në vend. Një grua ka vrarë me armë zjarri kunatin e saj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Prishtinë. Zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti ka konfirmuar se pas ngjarjes së ndodhur në rrugën “Ismet Krasniqi”, autorja me inicialet N.M. është vetëdorëzuar në polici. “Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje që ka ndodhë në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahemti. Ahmeti shtoi se aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?