Ndrenika: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë i ndikuar nga Thaçi, tregon për kapje të institucioneve

Për gazetarin Denion Ndrenika, vendimi i Gjykatës Kushtetuese në Kosovë ka qenë i ndikuar nga Presaidenti Hashim Thaçi.

Në hapësirën e intervistës në Ora News, ai tha se kjo tregon kapjen e intitucioneve shtetërore dhe se bazuar në situatën e shkaktuar nga Covid-19 nuk duhej një përplasje e tillë.

Denion Ndrenika: Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese hedh poshtë ankesën e qeverisë ndaj presidentit Thaçi i cili bëri thirrje per mosrespektimin e masave shtrenguese.

Nuk është nje vendim i lehtë për tu marrë por besoj se ka qenë ne dorë të presidentit.

Nga pikëpamja politike nuk ka qenë e udhes një perplasje e tille për kohën kur po kalojmë, jo thjesht nga situata e koronavirusit por edhe per situatën në Ballkan.

Çdo zhvillim me tensione sado të vogla ne Tiranë ose Prishtinë nuki shërben rajonit dhe vendeve të Ballkanit ku ka shqiptarë.

Çdo vend ne Ballkan ku ka shqiptarë po vuajnë nga situata e koronavirusit ndaj këto përplasje nuk duhet të ndodhnin.

Në shumë vende mesdhetare pavarësisht nga partia politike apo individi që ka qeverisur, ka pasur kapje të institucioneve. Edhe në Kosovë po ndodh një gjë e tillë.”

SHKARKO APP